Kancelari austriak paralajmëron vizitë në Kosovë

FILE PHOTO: Austrian Interior Minister Karl Nehammer attends a news conference in Vienna, Austria February 24, 2020. REUTERS/Lisi Niesner/File Photo
Prishtinë | 16 Mar 2022 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Karl Nehammer i cili është Kancelari i Autrisë do ta vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, në një vizitë dy ditore.

Bëhet e ditur që ndalesa e parë e udhëtimit të tij do të jetë Serbia, e pastaj do të ndalet në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Duhet kujtuar që Serbia ende nuk ka marrur një qëndrim të qartë rreth konfliktit Rusi-Ukrainë, ndërsa për shtetet e Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, BE-ja i frikësohet tensioneve dhe destabilizimeve të reja që mund të vijnë nga ana e Rusisë.

Rreth gjithë kësaj, kancelari austriak ka thënë se nuk do ta lënë këtë rajon mënjanë, dhe nuk do të lejojnë që Rusia ta destabilizojë këtë pjesë.

“Ne nuk duhet ta lëmë këtë rajon mënjanë, i cili është kaq i rëndësishëm për Evropën, ndaj aktorëve të tjerë si Rusia dhe nuk do të lejojmë që rajoni të destabilizohet”, tha kancelari para udhëtimit, sipas Kancelarisë Federale.

Tutje Nehammer ka vënë në pah që BE-ja ka një interesa të veçantë për zhvillimin e mire ekonomik në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi një interes të veçantë për stabilitetin dhe zhvillimin e mirë ekonomik në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Nehammer.

Sulmi mbi Ukrainën nga ana e Rusisë, ka terhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj afrimit të ngadaltë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, për këtë arsye,Nehammer dëshiron të theksojë gjatë udhëtimit të tij se BE-ja nuk do të jetë e plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë anëtarësuar.

Të ngjashme