Kandidatët nuk i plotësuan kriteret, rekomandohet rishpallja e konkursit për anëtarë joshqiptarë të KPMShCK-së

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 10:38 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Ad hoc ka shqyrtuar listën e kandidatëve joshqiptarë për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK) dhe ka vlerësuar se shumica e kandidatëve nuk i kanë plotësuar kriteret e kërkuara për këto pozita, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i këtij komisioni, Valon Ramadani, tha se vetëm një prej tyre i plotëson kriteret e kërkuara, derisa u rekomandua që të rishpallet sërish konkursi.

Ai tha se nga gjashtë kandidatët që kanë aplikuar, shumica prej tyre nuk e kanë përvojën e kërkuar.

“Për moshën mbi 65 nuk kanë të drejtë as të kualifikohen për rundin e parë. Ndërsa për çështje të tjera e kemi administratën. Kriteret janë të parapara edhe me ligj, janë disa kritere që janë koha strikte, po e shohim që është hera e tretë që hapet konkursi”, tha Ramadani.

“Gjithsej kanë aplikuar 6 kandidatë. Dragisha Kersoviq është pensioniste dhe ky emër nuk mund të procedohet tutje. Boban Petkoviq nuk i ka 10 vjet përvojë pune. Zahir Smajli, nga komuniteti boshnjak, nuk i plotëson kushtet për t’u proceduar më tutje pasi nuk i ka 10 vite përvojë punë. Rialda Polenoviq-Ibrahimi, e komunitetit boshnjak, është e vetmja që i plotëson kushtet për procedim tutje. Osmen Pallgji, boshnjak, nuk ka provim të jurisprudencës dhe është ekonomist, dhe kandidatit të gjashtë Radmomir Maksimoviq, i mungon përvoja e punës”, tha ai.

Rishpallja e konkursit, u votua me shumicë votash nga ky Komision.

Të ngjashme