Kandidati i AAK-së për deputet: Haradinaj s’do të marrë vendime të gabuara për koalicionet paszgjedhore

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 11:13 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Driton Jakupi në një intervistë për Ekonomia Online theksoi se fokusi kryesor i kësaj partie do të të jetë ekonomia, arsimi, shëndetësia dhe siguria.

Madje programin e kësja partie ai po e quan më të detajuarin dhe më të duhurin, plan ky që sipas tij, siguron zhvillim.

“Program i AAK-së është shumë i qartë duke filluar nga plani ekonomik, i sigurisë dhe çështje të tjera me rëndësi për vendin. Mirëpo unë mendoj që plani ekonomik nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shumë i qartë dhe mendoj që qytetarët duhet ta shpalosin dhe të jenë të informuar me plan programin e qeverisjes apo pjesëmarrjes në qeverisje të AAK-së. Fokusi im si deputet i ardhshëm i Kosovës do të jetë në përgjithësi në të mirën e qytetarëve”.

“Do ta ngris zërin për çështjet që janë më elementare si në shëndetësi, arsim ashtu edhe në siguri si dhe në çdo çështje që është me rëndësi për qytetarët e Kosovës unë do të jem përfaqësues i tyre në mënyrën më të drejtë të mundshme. Por fokus kryesor do të jetë edhe rinia sepse shumë gjenerata na kanë ikur nga vendi për arsye të mos pasjes në institucione as komunale as shtetërore dhe mendoj që këtij vendi dhe kësaj rinie i duhet t’ia kthejmë shpresën”, shtoi ai.

“Unë mendoj se qytetarët për shumë çështje duhet të më votojnë mua për arsye se unë jam vetë një i ri dhe relativisht dhe mendoj se duhet ta përfaqësojë zërin e qytetarëve të cilët ndjehen të zhgënjyer me të gjitha qeverisjet e kaluara për arsye se unë jam vetë i diplomuar dhe nuk kam pasur mundësi dhe hapësirë në asnjë subjekt tjetër politik përveçse në aleancë dhe tani më është dhënë mundësia që të garojë për deputet të kuvendit të Kosovës dhe mendoj se do të jem përfaqësimi i zërit të qytetarëve në kuvendin tonë”, shtoi Jakupi.

Ai foli edhe sa i përket koalicioneve paszgjedhor, duke theksuar që kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj asnjëherë nuk do të marrë vendime të gabuara në formimin e Qeverisë.

“Janë kryetari dhe kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të cilët vendosin se kë do ta votojnë mirëpo unë mendoj që asnjëherë zotëri Haradinaj nuk do të marrë vendime të gabuara se me kë do të bëjë koalicion për formimin e Qeverisë. Prandaj besoj fuqimisht që zotëri Haradinaj do ta marrë vendimin e duhur për ta bërë koalicionin me cilin subjekt politik duhet të ndodh koalicioni”, tha Jakupi.

Megjithatë, Jakupi shtoi se duhet të përkrahet Ramush Haradinaj si president sepse është i vetmi që do t’i rrijë përballë më së miri një armiku të përbetuar dhe qindravjeçar siç është presidneti serb Aleksandar Vuçiqi.

“Mesazhi i zotëri Haradinaj është me Ramushin President. Qëllimi i kyçjes time në politik është që duhet ta përkrahim për shkak se Ramushi si president do ti rrijë përballë më së miri një armiku të përbetuar dhe qindravjeçar siç është Vuçiqi. Me zotëri Haradinaj gjeneral ne do të jemi shumë të sigurt në proceset tona integruese në NATO dhe BE”.

“Prandaj mesazhi i qartë i Haradinajt se në katër vjetët e ardhshme nuk do të ketë anëtarësim në NATO dhe BE duhet të shpallet  Kosova referendum. Zotëri Haradinaj ka thënë se do të marrë iniciativën për shpalljen e referendumit për bashkimin kombëtar më Shqipërinë dhe kjo është ndër arsyet kryesore pse i jam bashkuar Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme