Kandidati i LDK-së: Koalicioni VV-LDK vaksina e nevojshme për Kosovën

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për deputet të Kuvendit, Adnan Merovci, i cili nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme për deputet ka dhënë propozime për qeverisjen e ardhshme të vendit.

Sipas tij koalicioni VV-LDK është vaksina e nevojshme për Kosovën.

Ai thotë se kryeministër duhet të jetë Albin Kurti, president Lutfi Haziri dhe kryetar i Kuvendit Glauk Konjufca.

“Kryetare e LDK-së dhe Ministre e Jashtme: Vjosa OSMANI”, shkruan ai, transmeton Gazeta Express.

Postimi i tij i plotë:

Vaksina e nevojshme për Kosovën!

Koalicioni: VV + LDK;

Kryeministër: Albin KURTI;

Kryetar i Kosovës: Lutfi HAZIRI;

Kryetar i Kuvendit: Glauk KONJUFCA;

Kryetare e LDK-së dhe Ministre e Jashtme: Vjosa OSMANI;

Kjo arrihet nëse aplikohet Vaksina kundër inateve, mllefeve, hakmarrjeve dhe krejtë kjo për Kosovën!

Ndalohet përdorimi dhe aplikimi i pjesshëm apo i plotë i Vaksinës pa pëlqimin e autorit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme