Kandidati i LDK-së plane për rritjen e hapësirave publike: Prishtina duhet t’i kthehet qytetarit

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 08:03 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama në një intervistë për Ekonomia Online, tha se Prishtina ka probleme me menaxhimin, derisa shton se ka ardhur koha që ai të udhëheq me kryeqytetin.

Për Ramën padyshim që është nderë i madh për të garuar si shërbëtor i parë i kryeqytetit, derisa gjatë intervistës tregon edhe momentin që ka marr ftesën për të parin e Prishtinës.

“Është kënaqësi me qenë këtu në Prishtinë dhe me garua si shërbëtor i parë i kryeqytetit , kur kam marrë ftesën ka qenë një nder i madh dhe e kam ndier si obligim për arsye se kryeqyteti ka problematika të shumta të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, mirëpo është edhe nder i madh kur dikush të fton dhe beson se mundesh me bë një ndryshim pozitiv për të mirën e qytetit, për të mirën e banorëve të këtij qyteti dhe për këtë arsye jam ardhur këtu”.

Mes tjerash, ai ka thënë se Prishtina ka potencial për zhvillim të mirëfilltë, e që sipas tij zonat urbane dhe ato rurale duhet të trajtohen ashtu siç duhet, në mënyrë që të krijohen hapësira publike në kryeqytet.

Ai po e konsideron që hapësira publike duhet t’i kthehen qytetarit të Prishtinës, që të ndihet i sigurt në rrugë.

“Prishtina ka një potencial të madh, Prishtina ka potencial për zhvillim të mirëfilltë në çdo aspekt, dhe unë Prishtinën e shoh që zona qendër, zona urbane dhe ato rurale duhet të trajtohen si një organizëm, duhet ta shohim komunën e Prishtinës si një tërësi dhe duhet t’i fuqizojmë fshatrat dhe të krijojmë hapësira publike në qendër të Prishtinës, duhet t’i kthejmë hapësirat publike qytetarit të Prishtinës, që ai të ndihet i sigurt në rrugë edhe prej qenve endacakë, mirëpo edhe prindërit me fëmijët e tyre të ecin shlirshëm nëpër rrugë dhe duhet që hierarkinë e cila për momentin ekziston në qendër të Prishtinës të ndryshojë në të mirë e qytetarit të Prishtinës”.

Ai për EO ka shpalosur idenë e tij për kryeqytetin. Rama thekson se me ekipin e tij të gjitha hapësirat publike do të transformohen në të mirën e qytetarëve, që Prishtina të shndërrohet me karakter unik në botë.

“Ka mënyra të ndryshme se si ne mundemi me krijua këtë hierarki ose me bë ndryshimin, për momentin ne e shohim të definuar si qendra e Prishtinës vetëm sheshin ‘Nëna Terezë’. Zona qendrore, rruga ‘Agim Ramadani’ që sillet te Xhamia e Llapit e shkon aty te Tulltorja kthehet mbrapa pas Pallatit të Rinisë, shkon te rrethi për Mitrovicë, pastaj tangjetohet me stacionin e autobusëve edhe vjen te Termokosi e prapë mandej te Ulpiana e vazhdon prapë te rruga ‘Agim Ramadani’, e gjithë kjo pjesë unë me ekipin tim e shohim si qendra e Prishtinës, ku kemi mundësi që ta transformojmë dhe ta bëjmë këtë ndryshim ku qytetari është i pari”.

“Të gjitha hapësirat publike të transformohen në të mirën e qytetarit, ku prindërit të ndihen të shlirshëm dhe të vrapojnë nëpër këto zona. Edhe të moshuarit tonë të kenë vende ku të ulen e të pushojnë, ku ndodh jeta edhe gjatë kohës së verës e gjithë kjo hapësirë të shndërrohet në një pjesë të festivaleve, të festave të ndryshme, të kemi edhe zona të mira për art e kulturë, dhe ta shndërrojmë Prishtinën me karakter unik në botë”.

“Prishtina duhet t’i kthehet qytetarit, e t’i kthehet shpirti të cilin e ka ai karakteri unik në botë”, tha ai për EO.

Të ngjashme