Kandidati i PDK-së për Zubin Potok: Sfiduese e shohim bojkotin e shumicës serbe

Prishtinë | 28 Nën 2022 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryetar të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore të vendit.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se sfiduese janë thirrjet për bojkot të zgjedhjeve nga serbët e kësaj pjese.

“Shpresojmë të japim kontributin tonë për të plotësuar boshllëkun. Duhet të japim kontributin tonë konform ligjit”.

“Mendoj se zgjedhjet do të mbahen, do të zbatojmë ligjin,  sfiduese e shohim bojkotin e shumicës serbe për këto komuna, për të bojkotuar edhe zgjedhjet edhe institucionet”,ka thënë Zeqiri.

Të ngjashme