Kandidati i VV-së për deputet: Jemi të përgatitur që me çdo kusht ta mbrojmë shpresën e qytetarëve

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri ka reaguar në lidhje me vendimin PZAP-së për të mos i marrë parasysh rezultatet përfundimtare.

Haziri në një postim në rrjetin social Facebook ka shtuar se ata që qeverisen që 20 vite, sipas tij, humben gjithçka.

“Me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, feudalët të cilët ishin në pushtet qe 20 vite kuptuan se ata humbën gjithçka, të gjitha privilegjet individuale, familjare e klanore”, ka shkruar ai.

Tutje, Haziri ka thënë se janë të përgatitur që ta mbrojnë me çdo kush shpresën e qytetarëve.

“Është e vështirë për ta, ta shohin që Lëvizja po ua prishë këto privilegje, ajo çfarë po ndodhë me ankesat e NISME-s dhe të tjerëve që ndihmojnë skenare të tilla, kësaj radhe dështuan se menduan që ne nuk ua dimë planet e tyre. Jemi të përgatitur që me çdo kusht ta mbrojmë SHPRESËN e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në shkrimin e Hazirit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që votat me postë nga Serbia të mos numërohen në rezultatin përfundimtar.

Ky vendim ia mundëson koalicioni Nisma-AKR-PD kalimin e pragut zgjedhor dhe ia heq 3 mandate Lëvizjes Vetëvendosje, kësisoj VV nga 32 do të ketë 29 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

“Me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, feudalët të cilët ishin në pushtet qe 20 vite kuptuan se ata humbën gjithçka, të gjitha privilegjet individuale, familjare e klanore.
Është e vështirë për ta, ta shohin që Lëvizja po ua prishë këto privilegje, ajo çfarë po ndodhë me ankesat e NISME-s dhe të tjerëve që ndihmojnë skenare të tilla, kësaj radhe dështuan se menduan që ne nuk ua dimë planet e tyre.
Jemi të përgatitur që me çdo kusht ta mbrojmë SHPRESËN e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Të ngjashme