Kandidati i LDK-së për Prishtinën, në mes Ismet Beqirit dhe Arban Abrashit

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 12:21 | Nga

Ndonëse ka mbetur edhe 24 orë nga zyrtarizimi i kandidaturave për zgjedhjet komunale, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ende nuk e ka bërë publik emrin e atij që synon ta drejtojë Prishtinën.

Në rrethin e ngushtë të diskutimeve për këtë emër, kanë mbetur ish kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri dhe ish ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, njëherësh deputet i kësaj legjislature, shkruan “Telegrafi”.

Sipas burimeve të “Telegrafit”, është insistimi i Beqirit, që ka bërë që partia e Mustafës të mos dalë ende me emër për kandidatin e tyre për kryetar të Prishtinës.

Ndryshe, emra të përfolur për garën e 22 tetorit, janë përmendur edhe deputetët Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme