Kandidati për deputet i AAK-së Ismet Shamolli: Fokusi kryesor zhvillimi i Ekonomisë

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 08:10 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ismet Shamolli, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se shumë e nevojshme hapja e vende të reja të punës.

Shamolli ka treguar një historik të shkurtër për jetën dhe rrugëtimin e tij, duke treguar edhe anëtarësimin në Aleancë.

“Mu dha mundësia të shkojë në Gjermani për studime Elektronike dhe Makineri. Jam kandidat për AAK-në sepse njihemi me zotëri Ramush Haradinaj qysh më parë dhe ai nuk më pyeti, më tha se ka ardhur koha për sakrificë bashkohu me ne Ismet”, shtoi Shamolli.

Sipas Shamollit, sfidat janë të mëdha, mirëpo programi i tij është i fokusuar në ekonomi, arsim e siguri.

Prioriteti kryesor i Shamollit do të jetë hapja e sa më shumë vendeve të reja të punës.

“Sfidat janë të mëdha por për mua do të jetë një program i shkurtër si individ, si arsim, shëndetësi, polici, ushtri, ekonomi. Ekonomia është ajo që mban të gjitha. Do të jem zëri i qytetarëve në parlament. Hapje të vendeve të punës sa më shumë sepse Kosova ka nevojë për vendeve të reja të punës”, u shpreh ai.

Ai tha se do të jetë zëri i qytetarëve dhe do ta mbrojë çdo gjë për qytetarët e Kosovës.

“Për pandeminë është një temë mjaft e rëndë. Por u bëjë ftesë të gjithë qytetarëve të mos ikin nga Kosova sepse ajo është e jona. Do të jem zëri i qytetarëve dhe do ta mbrojë çdo gjë për qytetarët e Kosovës”.

Të ngjashme