Kandidati për deputet nga VV-ja, Gazmend Islami thotë se synojnë çkapjen e shtetit, flet për prioritetet

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat ndërsa në zgjedhjet e 6 tetorit kandidon për postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës në listë me Lëvizjes Vetëvendosje.

Kandidati për deputet, Gazmend Islami, thotë se u bë bashkë me VV-në për ç’kapjen e shtetit.

Islami thotë se për 20 vjet, qytetarët e Kosovës kanë qenë të ngulfatur politikisht dhe ekonomikisht.

“Duke parë që gjendja në Kosovë tani është e paqëndrueshme, duke parë që jemi duke shkuar drejt zhbërjes së shtetit e vetmja alternativë ka qenë që unë si kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat të krijojë një koalicion mirëbesimi mes meje dhe z.Kurtit në mënyrë që ta ç’kapim shtetin nga e keqja e cila e ka kapluar tash e 20 vjet. Pra ishte e vetmja parti e cila përafrohej për nga koncepti i ç’kapjes së shtetit”, thotë ai për Ekonomia Online.

“Për 20 vjet qytetarët kanë qenë të ngulfatur politikisht dhe ekonomikisht për shkak të keqqeverisjeve të kaluara, pra pa dallime, pa dalluar asnjë që ka bërë ndonjë shtytje përpara të proceseve politike, ekonomike dhe sociale. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e qëndrueshme gjatë gjithë kësaj kohe, pra nuk ka lëvizur nga pozicionet e saj për të mirën e qytetarëve dhe është ardhë deri te ky koalicion i mirëbesimit dhe besoj që do të jetë koalicion i shpresës dhe do të kemi pas 6 tetorit Qeverinë Kurti”.

Në këtë intervistë, Islami flet për prioritet e tij dhe të partisë me të cilën synojnë ta marrin qeverisjen në këtë mandat.

Ai flet për ekonominë, arsimin, shëndetësinë e për prioritet tjera .

“Ekipi i Vetëvendosjes ka punuar shumë me njerëzit më të mirë që mund ti ketë një ekip i cili i qon proceset përpara, ka punuar vazhdimisht në çështje ekonomike, ngase kemi probleme shumë të mëdha në Kosovë mirëpo kemi edhe njerëz që punojnë vazhdimisht për proceset të cilat na presin pas zgjedhjeve të 6 tetorit, pra negociatat me Serbinë për të mbyllur njëherë e përgjithmonë problemin me shtetin serb sepse këto procese na i ktheu z. Thaçi nga viti 2013 kur filloi bisedimet me Serbinë dhe futjen në agjendën e Serbisë çështjen e Kosovës”.

“Mendoj që një ndër prioritetet e para të Qeverisë Kurti do të jetë ç’kapja e shtetit, kjo është shtylla kryesore sepse përderisa policinë, gjyqësinë, prokurorinë, AKI-në, FSK-në e kontrollon një grup i njerëzve nuk mund të ketë shtet zhvillimor. Ashtu siç e ka përmendur edhe z.Kurti çështja e parë që do të ndodh është strukturimi rreth këtij vettingu për prokurorë, gjyqtarë, hierarki komanduese në polici dhe AKI”.

“Prioriteti i dytë do të jetë zhvillimi ekonomik, nuk do ët shkojë më në këtë formë siç ka qenë deri më tani, marrja e tenderëve, si janë korruptuar njerëzit, nepotizimi, gjithçka do të ndryshojë me Qeverinë e re sepse z.Kurti në proceset e tij ka arritur të krijojë mirëbesim dhe kemi ardhje aq shumë të njerëzve që janë shkolluar në botën perëndimore, që mund të japin kontributin e tyre në Kosovë. Nuk kemi prodhim, nuk kemi asgjë të qëndrueshme në Kosovë në mënyrë që shteti të mbijetojë vetë, pra po të mos jetë mërgata jonë e cila në mënyrë legale dërgon në Kosovë rreth 1 miliardë euro, pra ekonomia e vendit dhe qytetarëve do të ishte e paqëndrueshme”.

Islami thotë se synojë depolitizimin e arsimit në Kosovë derisa tregon se si kanë planifikuar të bëhet ky depolitizim .

“Prioriteti tjetër është çështja e arsimit, një depolitizim i tërësishëm i arsimit në Kosovë, pra do të rishikohen të gjitha akreditimet që janë bërë në universitetet private dhe do të punohet shumë në shkollat profesionale, pra prioritet shumë i qëndrueshëm i cili do ta lidhte shkollën me bizneset, pra t’u japim perspektivë njerëzve jo të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të shkojnë në fakultete pra është e paimagjinueshme që mund ta absorbosh gjithë ata njerëz që kryejnë fakultetin në një vend siç është Kosova, pra të kthehet shkollimi siç është në botën perëndimore ku 75 për qind e shkollave të mesme marrin zanatet e tyre në shkollat profesionale”.

“Çështja tjetër është shëndetësia, një problem tash e 20 vjet pas luftës nuk kemi ende spitale, nuk kemi një shëndetësi e cila u jep mundësi qytetarëve t’i kryejnë intervenimet brenda Republikës së Kosovës, për çdo gjë duhet të iket në Maqedoni, Shqipëri ose vendet perëndimore, për çështje të cilat mund të behët e mundur në Kosovë nëse kemi një Qeveri të ndershme. Janë bërë investime milionëshe në shëndetësi mirëpo aty më shumë është vjedhur dhe është bërë një zhvatje e shtetit se sa që është punuar në zhvillimin e shëndetësisë”.

Në programin e tij dhe të partisë, ata kanë paraparë edhe prioritet në fushën e sportit siç tha ai për të krijuar mundësi për të rinjtë e Kosovës.

“Prioritet tjetër do të jetë edhe sporti ku do të merret modeli i shteteve perëndimore që çdo lagje, çdo qytet dhe çdo fshat të ketë terrenet e veta sportive në mënyrë që të rinjtë të gjejnë atraktivitetin e vet dhe të mos mbesin rrugëve, pra me Qeverinë Kurti do të ndryshojë jo vetëm ekonomia dhe zhvillimi ekonomik, por Kosovës do ti kthehet dinjiteti dhe Kosova do të marrë rrugën e mbarë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik që do të ecë drejtë zhvillimeve dhe integrimeve në botën e qytetëruar euroatlantike”.

Derisa shprehet i bindur se në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje do të dalë e para, ai nuk e përjashton mundësinë për një koalicion paszgjedhor me LDK-në.

“Lëvizja Vetëvendosje do të dalë partia e parë bindshëm do ti fitojë këto zgjedhje për shkak të disponimit të mirë të qytetarëve, për shkak se rinia e ka kuptuar se vetëm me z.Kurti mund të kthehet dinjiteti dhe shpresa për të jetuar në Kosovë.  Gjatë këtyre 3 viteve të fundit kemi një migrim jashtëzakonisht të madh, diku rreth 30 mijë ikin për të gjet punë në vendet perëndimore dhe nëse ku trend vazhdon për 5 vitet e ardhshme do t’i humbim rreth 150 mijë të rinj dhe kjo është e patolerueshme.  Lëvizja Vetëvendosje në konceptin e saj e ka që pasi z.Kurti do të jetë kryeministër i vendit, LDK-ja është si opsioni i parë për të bërë koalicion. PDK-ja është një kapitull i mbyllur dhe duhet të ikë në opozitë”.

Ai thotë se do të gjendet gjuhë e përbashkët me LDK-në në mënyrë që të krijohet për herë të parë një Qeveri e qëndrueshme.

Në fund ai ka ftuar gjithë qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe masovisht të ushtojnë të drejtën e tyre për votë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme