Kandidati për deputet i VV-së diplomon nga arresti shtëpiak

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 15:13 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet të Kuvendit të Kosovës, Atdhe Arifi, ka diplomuar nga arresti shtëpiak.

Arifi ka thënë se ky diplomim i tij është fitore e qëndrimit në arrest shtëpiak, raporton Ekonomia Online.

“Është mirë që disfatat t’i kthejmë në fitore, kështu na mëson Lëvizja, kështu na mësojnë idealet tona të cilat nuk do t’i lëshojmë kurrë. Sot edhe njëherë e dëshmuam që aktivisti i Vetëvendosjes përkundër persekutimeve të vazhdueshme prej sistemit dhe përkundër shtypjes që i bëhet, ne jemi të gatshëm për ndryshimin, dhe ne Kosovës do t’i shërbejmë me kompetencë dhe me dije”, tha Arifi.

Ndërsa kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se Kosovës i duhen studentë të zëshëm e të zot si Atdheu.

Kurse sa i përket çështjes se si Atdheu do mund të bëjë fushatë, Kurti ka thënë se nga arresti shtëpiak është vështirë, por ka shtuar se “në arrest është e gjithë Kosova deri në fitoren e Vetëvendosjes”.

“Ishte një studim i vështirë, i një autori të vështirë që me gjasë ka mundur të punohet veçse në arrest shtëpiak, por unë shpresoj që do t’i rezistoj tundimit e mos të filloj leximin para 11 qershorit, por sido që të jetë, përgëzoj Atdheun dhe familjen e tij dhe i dëshiroj suksese në studimet e mëtutjeshme…”, tha Kurti.

“Unë besoj që Atdheu është i hendikepuar në këtë aspekt, mirëpo në një lloj arresti shtëpiak është i gjithë populli i Kosovës për shkak të papunësisë, të shtypjes dhe këtij mjerimi social…”, tha ai.

 

Të ngjashme