Kandidati për president të Serbisë, viziton protestuesit serb në Jarinjë

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Milosh Jovanoviç, kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë, me disa bashkëpunëtor, sot janë futur në Kosovë, përkatësisht në Jarinjë, për t’u takuar me qytetarët serb protestues.

Në videoxhirimet që sjellë ekipi i KALLXO.com, që po qëndron në këtë zonë tash e dhjetë ditë të nisjes së protestave dhe bllokimit të rrugëve nga qytetarët serb, Jovanoviç bashkë me disa bashkëpunëtor të tij, kanë hyrë në Kosovë duke ecur në këmbë nëpërmes rrugës kryesore.

Përndryshe, Milosh Jovanoviç, dekan në Fakultetin Juridik në Universitetin e Beogradit, është gjithashtu kandidati i propozuar nga Partia Demokratike e Serbisë dhe disa mbështetës në koalicion, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.

Për takimet në tendë e jashtë saj që ai me grupin që e shoqëronte ka pasur me qytetarët serb protestues, nuk ka pasur ndonjë prononcim për media.

Të ngjashme