Kandidati rus për raportues të Kosovës: Duhet ta kuptojmë mentalitetin e shqiptarëve në Kosovë

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Evropës do ta zgjedhë më 15 nëntor raportuesin për Kosovën ku në mesin e kandidatëve është është edhe rusi Aleksey Kondratyev.

Kondratyev, që është anëtari i Asamblesë Parlamentaretë Këshillit të Evropës ka thënë oër Sputnikun  se kundërshtimi i Prishtinës për zgjedhjen e tij nuk ishte gjë e re dhe se mentaliteti shqiptar i Kosovës duhet të kuptohet para së gjithash.

Ai tha se që nga hyrja e njësisë ruse në KFOR në territorin e Kosovës, shqiptarët kanë qenë shumë negativë për rusët dhe kanë treguar në çdo mënyrë që ata nuk janë të gatshëm për dialog dhe bashkëpunim.

Gjatë ditës së mërkurë, një grup i gjerë i organizatave të shoqërisë civile kanë përkrahur një letër të hapur, dërguar për Këshillin e Evropës, ku bëhet thirrje që rusi Alexei Kondratiev të mos zgjedhet si Raportues për Kosovën, për shkak të veprimeve të tij të mëhershme në shkelje të të drejtave të njeriut.

Në letrën e hapur publike thuhet se shprehja e tij, në terma ksenofobik për Kosovën gjithashtu përmendet në letër si argument kundërshtues.

Letra e përkrahur nga mbi 40 organizata i është dërguar Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Presidentes së Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme