Kanë votuar rreth 545 mijë qytetarë, dalje e ulët në Skenderaj

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 17:43 | Nga

Sipas statistikave të KQZ-së deri tani kanë votuar 544 mijë e 279 votues në gjithë territorin e Kosovës.

Dalje më e madhe e votuesve është shënuar në komunat me shumicë serbe. Kështu në Kllokot kanë votuar 45,38 për qind, në Partesh 39,3 për qind, në Graçanicë 37.7 për qind, në Mitrovicë të Veriut 28.9 për qind.

Më shumë votues kanë dalë në komunën me shumicë turke apo 54,56 për qind, kurse prej komunave shqiptare prin Hani i Elezit me 40,89 për qind, pastaj vijnë Kamenica, Prishtina, Podujeva, Lipjani me mbi 30 për qind.

Përqindja më e ulët është shënuar në Skenderaj me 19.81 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme