Kaos në ministrinë e Donika Gërvalles, punëtorët nesër në protestë

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Kaos në ministrinë e Donika Gërvalles, punëtorët nesër në protestë

Shoqata Sindikale e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka organizuar për nesër një protestë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga kjo shoqatë.

Siç ka thënë ajo shoqatë, kjo protestë është thirrur për shkak të gjendjes në ministri.

Ata kanë dalë edhe me disa kërkesa.

Njoftimi i plotë:

Shoqata Sindikale ju njofton se nesër, dite e enjte, datë 22.09.2022, para objektit te MPJD-se do te mbahet një protestë e qetë e Shoqatës Sindikale dhe zyrtarëve/diplomatëve të MPJD-se lidhur me gjendjen ne MPJD.

Me poshte gjeni pikat/kerkesat e protestes:

Që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm;

Te nderprehet sulmi kunder aktivitetit sindikal, gjegjesisht kryetarit te Shoqates z. Agron Maloku, dhe kthimi i tij ne MPJD;

Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore.

Të vendosen në pozita udheheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës.(Të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtorn detyrën e zv. SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullhu…. dhe të ndërmerren masat disciplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë;)

Te nderpritet hakmarrja ndaj sindikates dhe kryetarit te saj menjehere ne pajtim me ligjin per organizimin sindikal.

Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatëes.

Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;

Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavij të diferencimit adminostrativo-politik;

Te nderpriten konkurset e shpallura ne menyre kunder ligjore (i jashtem dhe levizje paralele).

Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;

Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat;

Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve dhe diplomateve ne MPJD.

Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese

Nxjerrja e aktemerimeve ne menyre selektive dhe mohimi per nje pjese te nëpunësve civil.

Të ngjashme