Kapitanoviq: Për çështjet e mëdha duhet konsensus nacional

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 08:06 | Nga

Ambasadorja kroate, Marija Kapitanoviq, i ka sugjeruar Kosovës ta ndjekë shembullin e Kroacisë kur është fjala për ndërtimin e konsensusit nacional në çështjet me rëndësi për shtetin, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas saj, pozita dhe opozita janë bashkuar për ta përshpejtuar integrimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian. Megjithatë, ajo ka sugjeruar se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm me punë dhe udhëheqje të procesit nga vendorët, por jo duke ngritur pritje jorealiste. Ambasadorja kroate ka folur edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në aspektin politik dhe ekonomik. Ajo është ankuar se biznese nga shteti i saj jo rrallë kanë shprehur ankesa dhe janë dekurajuar për shkak të parregullsive në procedurat e tenderimit publik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme