Kaq vota morën Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Abdixhiku, që është kryetari më i ri që e ka drejtuar LDK-në ndonjëherë, është votuar nga 191 delegatë të partisë.

Ai ka lënë prapa nënkryetarin e LDK-së, Lufti Hazirin, të cilin e kanë votuar 116 delegatë.

Ndërkaq, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, që thoshte se po kanididon që ta thyejë heshtjen e LDK-së, ka marrë 16 vota.

Haziri dhe Mustafa e kanë uruar menjëherë kundërkandidatin e tyre, ndërsa të tre bashkë kanë folur para mbi 300 delegatëve të LDK-së.

Abdixhiku, 37-vjecar, është kryetari i katërt i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme