Kastrati fshin postimin, thotë se nuk e kishte në mendje Osmanin

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 23:13 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ndonëse e ka fshirë postimin ku ofendoi Vjosa Osmanin, ani pse emrin nuk ia ka përmendur por ka aluduar, është arsyetuar me një tjetër shkrim në Facebook.

Kastrati thotë se postimin nuk e ka pasur me qëllim për ta ofenduar Osmanin.

“Postimit që kam bërë ku e citoj Faik Konicen iu paska dhanë drejtim i gabuar! Sa e qela fcb po e shoh që më paskan gozhdu do analista e portale. Unë as qe kam qenë tu e pa seancën për zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru atë postim. As që më ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca, as për asnjë person të gjallë në këtë botë. …siç paskan aluduar disa. Askush nuk duhet të ndihet i ofenduar sepse postimi ska pas adresë politike e aq më pak seksiste. Më ngadal mos bëni turr! Për cështje politike kur dua të reagoj i përmendi me emër e mbiemër, qysh i kam përmend gjithë! Tani hapni sytë ju që paskeni marrë turr dhe lexojeni shkrimin e Faik Konices më poshtë, nga i cili kam nxjerrë atë tekst fjalë për fjalë i cili ska të bëj me politiken aktuale, por thjeshtë është referencë në satiren e Konicës”, shkroi Kastrati.

Për ditën e nesërme është paralajmëruar një protestë kundër Kastratit.

Të ngjashme