Kastrati i dorëzoi letrat kredenciale te Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Zyrën e Presidentit, ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, duke u akredituar si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Kosovës në Slloveni.

Me këtë rast, Presidenti Pahor i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në Republikën e Sllovenisë Ambasadorit Kastrati.

Ambasadori Avni Kastrati e falënderoi Presidentin Pahor për pritjen duke i përcjell përshëndetjet e përzemërta të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ambasadori Kastrati, gjithashtu, theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme