Kastrati iu drejtohet qytetarëve të Malishevës pasi mori besimin e NISMA-s për të kandiduar për kryetar komune

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 20:55 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Nismës Socialdemokrate në Malishevë e ka nominuar për kryetar të kësaj komune, Ekrem Kastratin.

Ky i fundit ka thënë se vendimi për t’i hyrë garës për të parin e Komunës së Malishevës, në zgjedhjet e 17 tetorit që do të mbahen në vendin tonë, ka vetëm qëllime pozitive, për t’i vazhduar punët e mira të qeverisë Begaj dhe për të rritur volumin e projekteve në funksion të zhvillimit të komunës dhe mirëqenies së qytetarëve në Malishevë.

“Gjatë gjithë jetës sime, kudo që jam angazhuar, kam kontribuuar maksimalisht, çdo herë duke ruajtur vlerat e familjes, vlerat kombëtare dhe interesin e shtetit, dhe si i tillë do të jem edhe pas 17 tetorit, ku bashkë me juve do të bëjmë më të mirën për komunën e Malishevës dhe qytetarëve të saj, pa dallim”, ka shkruar ndër të tjera Kastrati.

Postimi i plotë:

Të ngjashme