Kastrati: Moskandidimi i Kurtit do të ndihmojë VV-në të fitojë vota në emër të viktimizimit

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i PSD-së, Gëzon Kastrati ka thënë se moskandidimi i Kurtit për deputet do të ndihmojë edhe më shumë partinë e tij që të fitojë vota në emër të viktimizimit.

“Moslejimi i kandidimit te kujtedo, pavaresisht llojit te vepres penale, eshte parim i gabuar. Ky ligj duhet ndryshuar ne mundesine e pare. Kjo sot po e pengon Albin Kultin qe te jete kandidat per deputet dhe paradoksalisht moskandidimi vec sa e ndihmon partine e Kultit qe te fitoj edhe me shume vota ne emer te viktimizimit” ka shkruar ai në facebook.

Poashtu Kastrati ka thënë se ligj nuk do të ndryshoj as nëse vjen në pushtet Vetëvendosje.

Ama te jeni te bindur qe ky ligj nuk do te ndryshohet nga pushteti i ardhshem i VV-se. Edhe pse te gjithe pajtohemi qe ky ligj eshte i padrejte, kjo do te vazhdoj te mbetet aty per kundershtaret e Kultit ne te ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme