Kastrati: Politika e jashtme version më i keq se “Big Brother”, Thaçi dikur ia siguronte Kosovën mbi 100 njohje

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka kritikuar qasjen e politikës së jashtme dhe presidentes Vjosa Osmani, duke e quajtur atë “version më të keq se Big Brother”.

Kastrati këto deklarata i ka bërë në profilin e tij në ‘Facebook’, duke thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk merrej me kriza botërore, por i siguronte Kosovës mbi 100 njohje, shkruan lajmi.net.

“Hashim Thaçi kryeminstër e president kishte profil të lartë ndërkombëtar. Pesha e tij ndihej në çdo vizitë jashtë vendit sepse e njihnin si njeriun që kishte negociuar dhe nënshkruar dy marrëveshje historike për Kosovën ( Rambujenë dhe Pavarësinë). Ai nuk merrej shumë se çfarë duhet tê bëj perëndimi në vatra të krizës si p.sh atëbotë në Siri, por në koordinim me partnerët perëndimor siguroj përmbi 100 njohje për Kosovën”, shkruan ai në ‘Facebook’.

Kastrati i ka komentuar edhe intervistat e Osmanit nëpër mediumet ndërkombëtare, duke e quajtur si tentim të sforcuar të ndërtimit të profilit ndërkombëtar.

“Gjuha e saj e urrejtjes për kundërshtarët politik buron nga kompleksi i inferioritetit qê kjo ka në raport me politikanët me profile të larta ndërkombëtare si Hashim Thaçi apo ta zêmë Edi Rama. Kjo është arsyeja pse Osmani mundohet me intervista e me zor tê ndërtoj profilin e saj ndërkombëtar duke dalur shumë qesharake. P.sh. sot në një intervistë ju paska shit mend SHBA e BE se ata duhet ti dhurojnê Ukrainës aeroplan ushtarak. HA HA HA”, shkruan ai.

Të ngjashme