Kastrati: Protagonizmi i Thaçit dhe i Kurtit po e merr në qafë një shoqëri

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i PSD-së Gëzon Kastrati përmes një postimi në Facebook ka reagur duke thënë se protagonizmi i Thacit dhe i Kurtit po e marrin në qafë një shoqëri.

Ai me tutje shkruan se qeveria po merr vendime të cilat lejohen vetëm në gjendje të jashtëzakonshme.

Postimi i plotë:

Ne njeren ane thone qe ska nevoje me shpall gjendje te jashtezakonshme, e ne tjetren ane marrin vendime qe lejohen vetem ne gjendje te jashtezakonshme.

Kufizimi i te drejtave te njeriut, sikurse ajo e levizjes se lire, nuk behet me vendim qeveritar. Ajo lejohet vetem ne gjendje te jashtezakonshme. Ndersa kushtetuta dhe ligjet e parashohin gjendjen e jashtezakonshme vetem me shpallje te saj. Cfaredo vendimi tjeter qe i redukton te drejtat e njeriut eshte jokushtetues.

Qe ka nevoje per shpallje te gjendjes se jashtezakonshme eshte evidente. Mirepo protagonizmat e Thacit dhe Kurtit po e marrin ne qafe nje shoqeri te tere. Aman, te dyja palet autorizojeni nje te trete te paanshem e mos na demtoni edhe me shume

Të ngjashme