Katër drejtori e divizione jashtëligjshëm menaxhohen nga ushtrues detyre

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 08:17 | Nga

Drejtori e divizione në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për vite me radhë vazhdojnë të udhëhiqen me ushtrues të detyrës, edhe pse legjislacioni në fuqi e kufizon atë në vetëm 3 muaj maksimalisht.

Me ushtrues detyre nga tetori i vitit 2014 është Departamenti ligjor. Më shumë se tre vjet në këtë mënyrë menaxhohet edhe Divizioni i prokurimit, shkruan sot Koha Ditore.

Kurse për afro një vit pa udhëheqës permanent janë edhe dy divizione të tjera.

“U.d. udhëheqëse e Sektorit për Monumentin e Natyrës me Rëndësi të Veçantë “Shpella e Gadimes është caktuar me datën 08.09.2017, ndërsa drejtori i ARPL është caktuar u.d. nga data 18.07.2017”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për komunikim të MMPH-së.

Sipas Ligjit për shërbimin civil dhe Rregullores për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, pozita e ushtruesit të detyrës nuk mund të mbahet më shumë se 3 muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme