Katër ministrat që hetohen për faljen e hidrocentraleve ende nuk janë ftuar për të dëshmuar në Prokurori

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Gati rreth tri vjet prej se Prokuroria e Shtetit deklarativisht ka thënë se ka nisur hetimin e faljes se hidrocentraleve deri tash janë ndërmarr pak veprime hetimore.

Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi, Nenad Rashiq janë ish-ministrat nënshkrues të dokumentacionit të dosjes së privatizimit ku ishin falur këto hidrocentrale. Dy prej tyre janë edhe aktualisht ministra, raporton “Koha Ditore”.

Rreth një vit pasi Prokuroria e Shtetit ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve e gati tri vjet pasi kishin thënë se janë duke mbledhë informata hetimi për “faljen e hidrocentraleve” ende as nuk janë intervistuar ministrat e ish-ministrat e dyshuar.

Prokurori i rastit, Atdhe Dema ka thënë se janë duke e pritur një ekspertizë tu kthehet nga një shtet i huaj por nuk ka treguar nëse janë intervistuar të dyshuarit.

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila ka thënë se pas nxjerrjes se aktvendimit për fillimin e hetimeve nuk është intervistuar ende.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme