Katër subjekte shqiptare me dy kandidatë për nënkryetar të Novobërdës

Prishtinë | 14 Kor 2018 | 09:16 | Nga

PDK-ja, AKR-ja dhe Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje që ish-drejtori i Financave në këtë komunë Gani Mustafa të jetë kandidat i përbashkët për pozitën e nënkryetarit për komunitete.

E vetme ka mbetur LDK-ja, e cila do të garojë me Bajrush Ymerin, ish-kryetar dhe më pas nënkryetar i kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

Selatin Nuhiu, këshilltar komunal nga radhët e PDK-së, thotë se ata besojnë se kandidati i tyre do të mbrojë interesat e komunitetit shqiptar në mënyrën më të mirë.

Abdyl Gashi, këshilltar komunal nga radhët e VV-së, vlerëson se LDK-ja nuk meriton të udhëheqë me pozitën e nënkryetarit për komunitete. Ai thotë se pret që procesi të zhbllokohet.

Ramush Mehmeti, këshilltar komunal nga radhët e AKR-së, vlerëson se kandidati i tyre është i përgatitur të mbrojë interesat e komunitetit shqiptar.

Kolegia e tij nga LDK-ja, Xhejlane Behluli, ka konfirmuar se kandidati i tyre për pozitën e nënkryetarit për komunitete do të jetë sërish Bajrush Ymeri, i cili ka ushtruar detyrën në këtë pozitë edhe mandatin e kaluar.

Të ngjashme