KDI dënon gjuhën dhe sjelljet joparlamentare të deputetëve ndaj kryetares së Kuvendit

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 22:57 | Nga Ekonomia Online

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dënon gjuhën dhe sjelljet tërësisht joparlamentare të përdorura nga ana e deputetëve gjatë diskutimeve lidhur me projektligjin për rishikim të buxhetit, gjatë seancës së sontme.

KDI vlerëson që me sjelljen dhe veprimet e tyre, deputetët kanë penguar kryetaren e Kuvendit për të ushtruar funksionet e saj, të përcaktuara me Rregulloren e Punës, duke shkaktuar dhe ndërprerjen e punimeve të seancës.

“Rregullorja e Punës i jep autoritet Kryetares së Kuvendit për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e seancës dhe për t’ia tërhequr vërejtjen deputetëve që nuk i respektojnë rregullat dhe përdorin gjuhë dhe sjellje joparlamentare”, thuhet në reagim e kësaj organizate.

KDI kërkon që ndaj deputetëve që penguan punimet dhe mbarëvajtjen e seancës, si dhe nuk respektuan autoritetin e kryetares së Kuvendit, të ndërmerren masa disiplinore në përputhje me Rregulloren, në mënyrë që situata të tilla të evitohen në të ardhmen.

Të ngjashme