KDI: Kundër vazhdimit të praktikave të kapjes së shtetit

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

KDI, si pjesë e rrjetit global Transparency International, thotë se po ndjek më shumë shqetësim veprimet e Qeverisë në detyrë,  e cila në kohë të pandemisë COVID- 19 po vazhdon me shkarkimin e bordeve ekzistuese të ndërmarrjeve për t’i zëvendësuar ato me njerëz të subjektit të tyre.

Sipas tyre, vendosja e figurave që më parë ishin kandidatë për subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, është në kundërshtim me ligjet e këtyre ndërmarrjeve publike dhe në kundërshtim me premtimin kryesor që bordet do të çkapen nga politika e do të jenë profesionale, të pavarura dhe me integritet.

”Qeveria në detyrë urgjentisht duhet ta ndaloj një praktikë të tillë, ndërsa procesit të rekrutimit duhet t’i parapri shpallja e konkurseve publike në mënyra që në këto borde të rekrutohen njerëz me kredibilitet, integritet e profesionalizëm. Qeveria në detyrë duhet që të vazhdojë memorandumet e bashkëpunimit me Ambasadën Britanike në Kosovë, për rekrutimin e bordeve dhe pozitave tjera udhëheqëse në Kosovë, ashtu që të kemi përmes një procesi transparent e llogaridhënës me ndihmën e Ambasadës dhe nën mbikëqyrjen e shoqërisë civile të mundësohet zgjedhja e bordeve të ndërmarrjeve publike të jenë profesionale e jo politike, me integritet e jo të kapura”, thuhet në kumtesën e dërguar.

Të ngjashme