KDI: Të evitohen zgjedhjet e reja, të hapet rruga për funksionalizimin e institucioneve

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas dështimit të dyfishtë të kalimit të raundit të parë në zgjedhjen e presidentit.

Në reagimn e KDI-së thuhet se mungesa e kuorumit për votimin e presidentit tregon joseriozitetin e partive politike.

Tutje thuhet se duhet të shmangen zgjedhjet e reja duke i hapur rrugë funksionalizimit të insitucioneve.

“Përsëritja e dyfishtë të raundit të parë, respektivisht dështimi i këtyre procedurave në mungesë të kuorumit të nevojshëm, është një zhvillim i paprecedentë në historinë politike të Kosovës. Kjo shpërfaqë mungesën e seriozitetit të subjekteve politike në formimin e institucioneve dhe përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme në vend, atë të zgjedhjes së Presidentit/es”.

“Kërkojmë nga subjektet politike që të përfshihen në konsultat të nevojshme, në funksion të arritjes së konsensusit për përmbylljen e kësaj procedure. Në një situatë të tillë pandemike, me probleme të shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët, zgjedhjet nuk duhet të shihen si opsion nga asnjë prej subjekteve politike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme