KE-ja e konsideron “të stërmadhuar” Qeverinë e Kosovës

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 09:48 | Nga

Komisioni Evropian në Raportin e progresit ka përmendur praktikën e kësaj qeverie, sikur edhe të asaj të Isa Mustafës, që të emërojnë zëvendësministra pa dedikime të qarta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Më shumë për shkak të Shqipërisë dhe të Maqedonisë sesa për vendet e tjera, Komisioni Evropian, pas disa dilemash, ka miratuar Strategjinë e zgjerimit dhe raportet individuale të progresit.

Dokumentet përfshijnë vlerësimet për një periudhë më të gjatë kohore sesa më parë pasi nuk ka pasur raporte progresi për vitin 2017, dhe të fundit ishin ato të vjeshtës së vitit 2016.

Sa i përket Raportit për Kosovën nuk ka pasur ndryshime krahasuar me draftin e mëparshëm, për të cilin ka shkruar “Koha Ditore” në numrat e mëhershëm.

Përparimi i Kosovës ka qenë ose i vogël, ose nuk ka pasur përparim fare, dhe vetëm në disa raste ka qenë domethënës. Por për vlerësime do të duhej lexuar me kujdes tërë Raportin, sepse për secilën fushë mund të gjenden porosi të rëndësishme dhe vlerësime nga ana e Komisionit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme