Kelmendi dhe Kuçi diskutojnë për zhvillimin e bujqësisë në Junik

Prishtinë | 07 Shk 2017 | 15:52 | Nga

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi.

Kelmendi e ka njoftuar për prioritetet e Qeverisë dhe kanë analizuar çështjet dhe kërkesat që i ka Komuna e Junikut, në veçanti projektet për zhvillimin e bujqësisë.

“Zhvillimi i bujqësisë është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe po punojmë që krahas zhvillimit të infrastrukturës ujore të ngritët edhe zhvillimi i bujqësisë në këtë pjesë, meqë sistemi i ujitjes do të ndihmonte në masë të madhe edhe në kultivimin bujqësor”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.

Kryetari i Komunës, Agron Kuçi e njoftoi zëvendëskryeministrin Kelmendi me problemet me të cilat ballafaqohet Komuna e Junikut.

Kryetari Kuçi, tha se fillimisht Komuna e Junikut, si komunë e re, është ndihmuar nga faktori ndërkombëtar në shumë projekte, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin e bujqësisë, kur dihet se Komuna e Junikut ka një pozitë të mirë gjeografike për zhvillimin e pemëtarisë dhe blegtorisë.

Zëvendëskryeministri Kelmendi tha se në ditët e ardhshme do ta vizitojë Komunën për të parë nga afër problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët, e sidomos të rinjtë e kësaj e pjese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme