Ramiz Kelmendi fton liderët në villën e tij, për Demarkacionin

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 12:22 | Nga

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, u ka bërë thirrje liderëve institucionalë e politikë për takim të shtunën në villën e tij në Rugovë për të diskutuar çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ai ka thënë se një takim i tillë do të jetë i frytshëm për ruajtjen e raporteve ndërfqinjësore dhe ndërpartiake.

Postimi i tij i plotë:

“Ftesë e hapur publike, liderëve institucional e politik të Republikës së Kosovës

Bazuar në rrethanat e reja, polarizimin e tejskajshëm të skenës politike, rëndësinë dhe ndjeshmërinë e brendshme dhe të jashtme të çështjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe dy proceseve tjera që na presin, Asociacioni i komunave dhe demarkacioni me Serbinë;

Publikisht, ftojë liderët institucional e politik, për takim kokë më kokë.

Për hir të prakticitetit, propozojë, takimin për të Hënën (29.08.2016),nga ora 12;00 me nikoqirllëk, në Rugovë, (Villa e Elkosit), pa ndërmjetësim ndërkombëtarë.

Jam i bindur se një format i tillë i takimit, do të jetë tejet i frytshëm dhe i nevojshëm në shërbim të temës në fjalë, ruajtjes së raporteve ndërfamiljare, ndërfqinjësore dhe ndërpartiake.

Komunikimi çdo herë e edhe kësaj radhe, padyshim se i shërben rrugëtimit të suksesshëm politik dhe ekonomik të vendit.

Paraprakisht, propozojë, që të shtunën (27.08.2016) nga ora 12;00, në të njëjtin ambient në Rugovë, të takohen grupet e ekspertëve të komisionit shtetëror dhe të ekspertëve të pavarur, në debat të sërishëm të argumenteve për demarkacion, meqë përgjegjësia për çdo epilog, do bie mbi këta ekspertë.

Kërkoi nga të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e subjekteve politike të angazhohen në mbështetje të takimeve të propozuara”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme