Kelmendi: Hashim Thaçi kontribuuesi më i madh i marrëveshje në Washington

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Për marrëveshjen e arritur në Washington, ish-deputeti Ramiz Kelmendi, thotë se është një person që ka merita të veçanta.

Ai, sipas Kelmendit është ish-kryeministri, tani presidenti Hashim Thaçi.

Postimi i plotë i tij:

Marrëveshja Historike e Ëashingtonit, ka kontribuuesin më të madh i cili punoi me përkushtim, me vite të tëra, e në të cilën Kryeministri Hoti hodhi nënshkrimin për Kosovën!

Presidenti I Republikës Hashim Thaçi ndër vite bashkë me PDK-në, si kryetar i saj, si kryeministër i Kosovës e edhe si President, janë kontribuuesit më të mëdhenj që kjo marrëveshje suksesshëm arriti në Shtëpinë e Bardhë.

Rol jetik dhe të veçant në këtë rrugëtim të suksesshëm ka edhe z.Kadri Veseli, si kryetar I PDK-së dhe si kryetar i Kuvendt të Kosovës gjatë periudhës që ishte.

Kësaj i kontribuuan edhe liderë tjerë politik, por ishin dhe po qëndrojnë ende në pozita të  pengimit dhe  minimizimit të kësaj marrëveshje.

Është për tu përshëndetur kontributi i Presidentit Thaçi i cili punojë, që të jemi në Shtëpinë  e Bardhë!

Është për tu përshëndetur, se pjesë e kësaj Marrëveshje ishte edhe njohja nga Izraeli.

Sa e sa kritika dhe etiketime mbi këtë, por puna për shtetin dhe vendin nuk humbin asnjëherë.  Edhe pse i penguar padrejtësisht, që të jetë pjesëmarrës dhe nënshkrues së bashku me z. Veseli, Presidenti Thaçi e mbështeti para dhe pas vendosjes së nënshkrimit në marrëveshje.

Sukseset e Liderëve Institucional duhet përshëndetur dhe respektuar.

Të ngjashme