Kelmendi: Heshtja e Thaçit dhe e Kurtit për djegien e Xhamisë në Drenas tregon shumë

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Heshtja ndaj djegies së Xhamisë në Vërboc të Drenasit nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Kurti, është tregues i qartë se muslimanët dhe objektet fetare në Kosovë konsiderohen ma shumë si industri e votave se sa vlerë dhe pasuri e këtij vendi.


Edhe Thaçi edhe Kurti e dijnë mirë se Xhamiat në Kosovë jo vetëm që janë objektet fetare të popullit shumicë të këtij vendi, por janë ndër institucionet kryesore prej nga filluan lëvizjet e para për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi.Xhamiat dhe medresetë në Kosovë kanë qenë vende ku mbaheshin takimet, mbledhjet dhe organizimet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Jo rastësisht regjimi i Serbisë i dogji rreth 300 Xhamia në Kosovë.


Dhe sot prap po digjen Xhamitë në Kosovë, por presidenti Thaçi heshtë, kryeministri Kurti heshtë.Nuk janë në gjendje as një fjalë të vetme me thënë për djegien e Xhamisë, e lëre më me kërku hetim dhe dënim për ata që dogjën Xhaminë.


Në kohë të zgjedhjeve edhe presidenti Thaçi edhe kryeministri Kurti dijnë të bëjnë politika mashtruese me qëllim që të përfitojnë vota prej besimtarëve musliman.


Në fushatën parazgjedhore të vitit 2013 Hashim Thaçi pati sjellë në Prizren ish- kryeministrin e atëhershëm të Turqisë Erdogan.


Në fushatën e viteve 2017 dhe 2019 Albin Kurti premtoi luftë kundër islamofobisë, por menjeherë pasi u bë kryeministër i shpërbleu dy ndër islamofobët më të mëdhenjë në Kosovë.Yll Rugovën dhe Avni Zogianin i shpërbleu me pozita të larta shtetërore, i bëri zv. ministra.


Ndërsa sot jemi në ditën e dytë pas djegies së Xhamisë në Drenas, edhe Thaçi edhe Kurti po heshtin.

Të ngjashme