Kelmendi: Inicitativa e Vuçiqit për të ndalë rrugën Deçan-Plavë duhet parandaluar me politikë

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelemendi, ka komentuar çështjen e reagimeve të palës serbe për rrugën që e lidhë Deçanin me Plavën duke thënë se iniciativat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të ndalë apo dislokuar këtë rrugë, duhet parandaluar me metoda të politikëbërjes.

Kelmendi nëpërmjet një postimi në Facebook theksoi se duhet aktivizuar mekanizmat e politikës së jashtme, mekanizmat e miqësisë me ShBA-në, pasi ekziston rreziku që Vuçiq në emër të mbrojtjes fetare dhe kulteve të nxit, pengoj dhe devijoj rrugën e cila është edhe interes i vet objekteve fetare.

Tutje Kelmendi ka thënë që edhe shkuarja e delegacioneve në Washington duhet që në tryezë, në temat e takimit të vendosin detalet në mënyrë që të pasqyrohet e vërteta e cila gjithnjë është në anën tone, duke e kujtuar historinë se Kishën, Manastirin, së pari e kanë mbrojtur dhe kultivuar mu populli shqiptarë.

Postimi i plotë:

Iniciativa e Presidentit të Serbisë Vuçiq për të ndalë – apo dislokuarë rrugën që e lidhë Deçanin me Plavën duhet parandaluar me metoda të politikbërjes.

Duhet aktivizuar mekanizmat e politikës së jashtme, mekanizmat e miqësisë me SHBA-në, sepse ekziston rreziku që Vuçiq në emër të mbrojtjes fetare dhe kulteve fetare të nxitë, pengojë dhe devijojë rrugën e cila është edhe interes i vet objegkteve Fetare.Edhe shkuarja e delegacioneve në Washington duhet që në tryezë, në temat e takimit të vendosin detalet në mënyrë që të pasqyrohet e vërteta e cila gjithnjë është në anën tonë, duke e kujtuar historinë se Kishën, Manastirin, së pari e kanë mbrojtur dhe kultivuar mu populli shqiptarë.Hapësirat e tokave të kooperativave që në vitet 1945 janë konfiskuar dhe shtetëzuar mu nga pronarët shqiptarë, me prapavijën që pastaj ti dhurohen kishës, ku në vitet 98 / 99 edhe i janë dhuruar, e që fatkeqësisht edhe Gjykata Supreme e Kosovës kishte vendosur në favorë të Kishës. Duhet kuptuar se politika serbe në çdo kohë do pëdorë çdo mjet edhe gënjeshtrën që e kanë krenari kombëtare për të na sfiduar edhe si shtet edhe si qytetar, duke tentuar të na paraqes se nuk jemi shtet dhe popull që respekton të drejtën e pronës dhe lirisë fetare.

Të gjithë tani, duhet kuptuar dhe duhet vepruar ndërkombëtarisht për këtë çështje, ndërsa në brendi të sillemi me qetësi dhe kulture shtetndërtuese.

Të ngjashme