Kelmendi: Ju qytetarë që refuzoni të votoni, vota e vetmja shpresë e ndryshimit

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja e NISMA Socialdemokrate, Arbnore Kelmendi, në një postim bërë në llogarinë e saj facebook, u ka përçuar një mesazh të gjithë qytetarëve të cilet hezitojnë të votojnë.

Kelmendi i është drejtuar qytetarëve të cilët nuk dalin të votojnë duke u thënë se, ani pse kanë të drejtë të zhgënjehen nga shumë dështime të politikës deri tani, prap se prap vota eshtë shpresa e vetme e ndryshimit të gjendjes në vend.

 Postimi i saj i plotë:

Te dashur qytetarë, ju që ende mendoni të mos votoni, ju që ende mendoni se vota juaj është e kotë dhe se ndoshta keni arsye, duke u nisur nga dështimet e shumta që kanë ndodhur në vendin tonë, e gjitha kjo pasojë e mos menagjimit te duhur në vend e kohe te duhur. Ama, besoni që ende nuk ka humbur rëndësia e votës tuaj nëse ajo drejtohet aty ku duhet. Ne kemi nevojë për atë votë po aq sa ju për një qeverisje të mirëfilltë. Jemi bashkuar kësaj here si asnjëherë më parë për arritjet e këtij vendi aty ku edhe është dashur të jene shumë kohë më parë. Puna e përbashkët dhe vullneti juaj jane bashkim që smund ta ulë askush. Pavarsishte pretendimeve Qeverisja e bashkuar me ju qytetar bëhet edhe më e denjê dhe duke menduar se çdo gjë ka marr tatpjetën merr suksesin e merituar edhe pse pak me vones. Andaj ju bëjë thirrje, të votojmë bashkë, dhe të korrim suksese Bashke për shtetin!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme