Kelmendi: Mosmiratimi i rezolutës për të zhdukurit, turp për deputetët

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 19:03 | Nga

Ish deputeti nga radhët e partisë ‘Fjala”,  Gëzim Kelmendi ka reaguar pas dështimnit për miratimin e rezolutës për të pagjeturit.

Kelmendi në njoftimin dërguar medieve,  tha se mos prania e deputetëve në seancë tregon se sa iu intereson atyre çështja e të zhdukurve.

Më tutje, ai ka përmendur praninë e depiutetëve në senacë në të cilën ëstë diskutuar për deportimin e gjashtë shtetasve turq, duke pyetur se a janë duke u paguar këta deputetë nga organizata “Feto” apo nga qytetarët e Kosovës.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Kelmendit:

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës debatuan për të zhdukurit tanë që ende nuk po i kthen Serbia. Gjatë fjalimit të tyre, secili u tregua ma patriot se tjetri. Por në fund të seancës kur duhej që të votohej rezoluta, ata kishin shkuar. Kështu që nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, vetë 56 ishin në sallë. Kjo është dëshmi e qartë se sa iu intereson çështja e të zhdukurve tanë. Mos të harrojmë se po këta deputet javë më parë ishin shumë më të interesuar për 6 “gylenistët” e arrestuar. Lidhur me arrestimin e 6 “gylenistëve” kishin mundësuar kuorumin, kishin votuar rezolutën dhe kishin formuar komision hetimor . Vërtetë turp për deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ma shumë brengosen për 6 “gylenistët” e Turqisë dhe politikën e Presidentit Erdogan, se sa për të zhdukurit tanë që ende nuk po i kthen Serbia. A thua këta deputetë paguhen nga “FETO” apo nga qytetarët e Kosovës?, thuhet në reagimin e Kelmendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme