Kelmendi i nisë me Podujevën vizitat nëpër komuna

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 12:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i porsa emëruar, Ramiz Kelmendi, ka filluar vizitat nëpër komunat e vendit. Ai sot ka vizituar Komunën e Podujevës, me ç’rast është takuar me kryetarin Agim Veliun, ku kanë biseduar për mundësinë e investimeve në këtë rajon.

Kelmendi pas takimit me kryetarin Veliu tha se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë planet strategjike që investitorët e huaj të kenë mundësi për veprimtarinë e tyre.

“Qeveria e Kosovës duhet të bëjë planin strategjik që investitorët e huaj të kenë mundësi për veprimtarin e tyre. Ne kemi në planin për pakon fiskale dy, në mënyrë që të iu ndihmoj zhvillimin e të gjitha komunave të Kosovës”, tha Kelmendi.

Ai përmendi edhe miratimin e ligjit për investime strategjike, i cili sipas tij, parasheh të ketë më shumë investitorë të brendshëm nëpër komuna.

Ndërsa, kryetari i Komunës Agim Veliu, tha se komuna që ai udhëheq po ballafaqohet me vështirësi të ndryshme, duke përmendur pamundësinë e zhvillimit të bizneseve të reja.

“Vështirësi për komunat është hapja e bizneseve. Kjo është për arsye sepse ka mungesë të hapësirave ose sipërfaqeve të mëdha, sepse ajo nuk menaxhohen nga komunat por nga Agjencioni për Privatizim duke përfshirë këtu edhe pyjet e Kosovës”, tha Veliu.

Të ngjashme