Kelmendi: Nuk kam besuar që kryeministri Kurti do t’i bëj aq shumë argat Serbisë

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Kur kryeministri Kurti i kishte thënë ish-kryeministrit Mustafa argat i Serbisë, si duket e paska xhelozu dhe ia paska pasë lakmi.

Kryeministri Kurti për këto 70 ditë të pushtetit të tij, ia bëri një argat të mirë Serbisë.

Serbia pas pushtimit ekonomik po e pushton edhe mjekësinë e Kosovës!
Pas heqjes së taksës, Serbia arriti që t’i eksporton në Kosovë rreth 12 milion euro mallra të ndryshme.


Ndërsa ditëve të fundit Serbia ka filluar ta pushtoi edhe shëndetësinë e Kosovës.Prej fillimit të pandemisë COVID-19, në Kosovë ka arritur numër i madh i përsonelit shëndetësor nga Serbia.
Vetëm dje kanë hyrë në Kosovë dhjetëra vetura dhe autoambulanca nga Serbia.

Mos t’i harrojmë 1000 testet e famshme nga Serbia që i pranoi qeveria Kurti, teste këto që e shpallën Serbinë shpëtimtare të Kosovës në sytë e opinionit ndërkombëtar.

Në fund për Serbinë, qeveria Kurti kishte pregaditur edhe” qershinë mbi tortë”.


Ish- këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi kishte akuzuar për më shumë se 10 vite UÇK-në për krime lufte.

Por këto akuza të tij në drejtim të UÇK-së nuk ishin pengesë që ai të emërohej këshilltar në kabinetin e kryeministrit Kurti. Edhe pasi që ai u emërua këshilltar në kabinetin e Kurtit, vazhdoi me avazin e njejtë duke akuzuar UÇK-në.


Akuzat e tij në drejtim të UÇK-së bënë jehonë në Serbi.
Dhe vetëm pas presionit të madh kosovar, kryeministri Kurti e liroi nga detyra këshilltarin e tij me fjalë miradie për të, por nuk e dënoi gjuhën dhe nuk u distancu nga gjuha e këshilltarit të tij.

Thënë të drejtën, nuk kam besuar që kryeministri Kurti do t’i bëj aq shumë argat Serbisë!

Të ngjashme