Kelmendi: Pazotësia e Qeverisë në detyrë mund të na kushtojë me rreziqe në veri të shtetit

Prishtinë | 05 Pri 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Biznesmeni kosovar, Ramiz Kelmendi, ka deklaruar se gjendja në veri është inskenim i Serbisë si shkak i pazotësisë së Qeverisë në detyrë dhe mos koordinimit më SHBA-të.

Sipas tij, serbët ia dolën të inskenojnë Krizën humanitare shëndetësore për t’i lejuar hyrjen e personelit shëndetësor, derisa në anën tjetër institucionet tona nuk vepruan mjaftueshëm.

“Është dashur që ajo pjesë të furnizohej me mjete adekuate për testim (të hapet qendra e marrjes së mostrave) dhe tu mundësohet qytetarëve testim i nevojshëm, e jo të lejojmë zgjidhje në rrugët ilegale (për çfarë ata janë mjeshtër) për të udhëtuar në Beograd”, ka shkruar ai në Facebook.

Pazotësia e Qeverisë në detyrë, Reciprociteti i pamenduar, mos koordinimi me SHBA-të, mund të na kushtojnë me rreziqe në…

Gepostet von Ramiz Kelmendi am Sonntag, 5. April 2020

Të ngjashme