Kelmendi: Plani anti-korrupsion i Veselit, arsyeton vendimin tim për aderim në PDK

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 22:17 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Migjen Kelmendi ka folur rreth Paktit Kundër Korrupsionit të inicuar nga kandidati për kryeministër i kësaj partie, Kadri Veseli.

Kelmendi ka thënë se Pakti Kundër Korrupsionit dhe Plani Kundër Korrupsionit i prezantuar dje nga Veseli e bindin atë se është në anën e duhur në luftën kundër korrupsionit.

Kelmendi ka përmendur se pika më pozitive e këtij Plani është krijimi i Byrosë Anti Korrupsion me mbështetjen e partnerëve amerikanë, që sipas tij ka ngjashmëri me modelin kroat.

Ky është postimi i tij i plotë:

Pakti anti-korrupsion, i propozuem nga Kadri Veseli për të gjitha partitë, dhe Plani Anti Korrupsion që paraqiti dje, per mue janë dëshmi të forta qe arsyetojne vendimin – pse duhet me u bashkue me te në Luftën Kundër Korrupsionit.

7 Propozimet që tregoi dje, secili ma i mire se tjetri, me forcojne ne bindjen teme se ai e ka përnjimend këtë luftë. Nëse vihen në jetë në Kosovë, mendoj se ka me përmbyse situatën dhe ka me prekë edhe njerëz të PDK’s, dhe mendoj se i vetmi që e ka kurajon me shty këtë plan përpara asht Kadri Veseli.

Në mesin e propozimeve të tij, formimi i Byrosë Anti Korrupsion, me mbështetjen e partnerëve amerikan, ma së shumti te ban entuziast.
Byroja Anti Korrupsion ma kujton modelin e suksesshëm kroat – Byroja për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuem në Kroaci – apo si e quejnë ndryshe atje, USKOK. Ky institucion kroat ka ba bujë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare për sukseset e tij. Bahet fjalë për mbi 2000 njerëz që u quen në gjyq dhe me sukses dënimi mbi 95% për të akuzuemit. I akuzuemi ma i famshëm ka qënë ish kryeministri Ivo Sanader. Ky institucion e ka zhblokue rrugën e hymjes në Bashkim Europian të Kroacisë. Nji strukturë të ngjashme e ka pas krijue edhe Rumania, me emnin Drejtoria Kombëtare Kundër Korrupsionit. Ai institucion ka ba padi për 12,300 zyrtarë, tue i fute mbrenda 23 ministra dhe ish kryeministrin Adrian Nastase.

Prandaj, jam i bindun se po u aplikue edhe te na i njajti model , me mbështetje të aleatëve perëndimor, ka me pase nji efekt shumë të madh.

Të ngjashme