Kelmendi: Pse Qeveria e ndalon faljen e Bajramit, ndërsa lejon pushimet në bregdetin shqiptar?

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pas vendimit që të mos lejohet falja e Kurban Bajramit nëpër xhami.

Në Info Magazine në Klan Kosova, ai e vuri në pikëpyetje se si ka mundësi që kjo të behët, kur sipas tij, në anën tjetër lejohen me mijëra kosovarë çdo ditë të shkojnë në pushime në bregdetin shqiptar dhe se askush nuk merr përgjegjësi në lidhje me atë se a ndikojnë ata te përhapja e pandemisë kur kthehen në Kosovë.

“Detyra e mjekëve është në mbrojtje të shëndetit publik dhe duhet t’i falënderojmë si heronj që janë, por nëse i referohemi politikës kosovare, duhet të marrim masa komfort BE-se dhe vendeve më të zhvilluara që e kanë bërë të kundërtën e asaj që po e bën Qeveria e Kosovës”.

“Qeveria jonë qysh prej fillimit të mandatit e ka lënë një derë të hapur, i ka lënë pa-kufizim pushimet verore sidomos në bregdetin shqiptar. Qeveria aktuale i ka lejuar mijëra qytetarë që të shkojnë atje, e dëshiron të interferojë në ritet fetare”.

“Kosova nuk varet nga turizmi bregdetar, kjo për kosovarët është luks. Ndërsa si Mali i Zi, buxheti i të cilit varet plotësisht nga turizmi dhe kur i është cenuar buxheti, ka marr masa kundër turizmit bregdetar. Ndërsa Kosova i ka lënë dyert e hapura për pushimet bregdetare. Kemi me mijëra pushues nga Kosova që shkojnë në bregdetin e Shqipërisë çdo ditë. Kjo është edhe dilema se pse po ndodh me faljen e Kurban Bajramit”.

“Qeveria e Kosovës duhet t’i merr praktikat e Bashkimit Evropian në raport me ritet fetare dhe të jetë më e shtrënguar me pushimet bregdetare”.

“Në kohën e Fitër Bajramit, të gjitha vendet e rajonit e kanë lejuar faljen e Bajramit, e Kosova jo. Ndërsa tash është e kundërta”

“Deklarata skandaloze e kryeministrit se festa e Fitër Bajramit e ka rritur numrin e infeksionit, nuk qëndron. Tash Kosova prin me numrin e rasteve, i ka kaluar gjitha këto vende të rajonit, pra falja e Bajramit nuk ka ndikuar”.

“Infeksioni nuk shfaqet brenda ditës. Protesta e VV-së, e veteranëve, i simpatizantëve që e pritën presidentin Thaçi kur është kthyer nga Gjykata Speciale, etj., pra të gjitha këto janë rastet potenciale për përhapjen e pandemisë”.

Të ngjashme