Kelmendi: Qeveria Kurti në vend se të bëjë thirrje për paqe në Izrael u deklarua për regjim

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka kritikuar Qeverinë Kurti që ka mbrojtur Izraelin në konfliktin me izraelitëve dhe palestinezëve.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ai ka thënë se vendimi i qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme është skandaloz.

Ai ka deklaruar se besimtarët mysliman e sollën Kurtin në pushtet, por që sipas tij Kurti doli kundër myslimanëve.

“Qëndrimi i Qeverisë dhe ministrisë është mjaft skandaloz. Situatën e bënë më të rënd që kjo qeveri erdhi në pushtet prej myslimanëve dhe pikërisht pa e bërë ndarjen praktikues apo jo. Besimtarët mysliman e sollën në pushtet, dje qeveria e Albin Kurti doli kundër myslimanëve për shtypjen e popullit palestinez. Kjo për mu s’ka qenë e papranueshme”, ka thënë ai.

Kelmendi ka thënë se Kosova do të dëmtohet në arenën ndërkombëtare për shkak të qëndrimit të saj.

Ai është shprehur se vendi është dashur që të bëjë thirrje për paqe.

“Kosova dëmtohet kur rreshtohet në anën e padrejtit. Edhe Trump në takimin e fundit e përmendi që Kosova është shtet mysliman. Ne po flasim për një shtet mysliman i cili fatkeqësisht është rreshtuar në anën e regjimit të padrejtë. Kosova duhet ta gjejë një mesatare. Kosova duhet të kërkojë që në atë vend të arrihet paqe, e jo të thotë se duhet të vazhdojë regjimi”, ka shtuar ai.

Ndërsa, gazetari, Valon Syla, u deklarua se reagimi i qeverisë ka qenë i vonshëm dhe i panevojshëm.

Ai është shprehur se Kosova nuk duhet të ketë një qëndrim në lidhje me këto çështje.

Të ngjashme