Kelmendi tallet keq me Albin Kurtin pas letrës që i dërgoi presidenti Thaçi

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Gazetari i njohur kosovar Adriatik Kelmendi, ka ironizuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas letrës së radhës nga ana e presidentit Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Metro.

Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se askujt në Kosovë nuk do t’i shkonte ndërmend se një ditë Thaçi do ta luste Kurtin të bëhej kryeministër, e ky ta refuzonte atë.

“Kujt ia ka marrë mendja që vjen dita Hashimi t’i thotë Albinit “hajde bëhu kryeministër” e Albini të thotë “jo valla njëherë”! Vetëm në Kosovë?! Viti 20-20″, ka shkruar Kelmendi.

Kujtojmë se kjo është thirrja e radhës nga Thaçi i cili ka kërkuar sqarime Kurtit a dëshiron apo jo të bëhet kryeministër i Kosovës.

Të ngjashme