Kelmendi: Do të jem unifikues i koalicionit PDK- LDK

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 09:59 | Nga

Ramiz Kelmendi ka mbetur i befasuar me pritjen qe i është bërë në qeveri pas emërimit si zëvendëskryeministër. Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, thotë se ka raport miqësor me të gjithë anëtaret e kabinetit Mustafa.

Kelmendi në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se angazhimi i tij është unifikues.

“Gjithnjë kam qenë i mbështetur në të gjitha veprimet e mia në të gjitha partitë. Politika imë është unifikuese. Nevojitet mbështetje e dy palëve qe të ketë ecje përpara”, ka thënë Kelmendi.

Ai thotë se do të jetë unifikues i koalicioni PDK- LDK dhe do ta avancojë koalicionin qeverisës.

Sa i përket çështjes se demarkacionit, Kelmendi ka thënë se e mbështet qëndrimin e qeverisë përkitazi më këtë marrëveshje.

“Tash jam pjesë e qeverisë dhe LDK-së dhe unë e mbështes gjithnjë synimet e qeverisë. Mendimi im ndryshe në raport me qëndrimet e qeverisë do të thoshte se unë nuk e kam vendin aty. Unë jam i punësuar i disiplinuar për vendimet qe i merr qeveria”, ka shtuar Kelmendi.

Ai thotë se nuk do të dëshironte qe kalimi i tij në LDK të ndikojë në prishjen e koalicionit qeveritar.

Duke folur për zgjedhjet e parakohshme, Kelmendi ka thënë se kjo është në dorën e liderëve të koalicionit. Megjithatë ai thotë se zgjedhjet do ta prolongonin zhvillimin ekonomik të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme