Kelmendi u bën thirrje VV-së dhe PDK-së të votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Lideri i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka kërkuar nga politikanët e vendit t’i lënë anash inatet politike dhe të votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike, përcjell Ekonomia Online.

“VV-ja dhe PDK-ja edhe pse janë opozitë duhet ta votojnë ligjin për Rimëkëmbjen ekonomike. Inatet politike duhet t’i lënë anash. Populli i izoluar me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë, ndërsa në seanca prej 120 deputetëve sa janë, vetëm 30-40 prej tyre marrin pjesë. E paga deputetit është 8 herë ma e madhe se paga mesatare në Kosovë. Kjo nuk është as etike as njerëzore”, deklaroi Kelmendi.

“Përndryshe edhe në të kaluarën ka pasur raste kur partitë opozitare kanë votuar ligjet e qeverisë. Me 2014 VV-ja kishte votuar ligjin kundër “Ezanit”, ligj ky i sponzoruar nga qeveria e PDK-së. Pra nëse VV-ja si opozitë ka mbështetur qeverinë kundër “Ezanit”, edhe tani VV-ja le ta voton ligjin e qeverisë për Rimëkëmbjen ekonomike”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme