Kërcënohet Flamur Maloku, i larguar dje nga VV-ja: Do të detyrohem t’ju paraqes në polici

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Flamur Maloku, i cili dje u largua nga Lëvizja Vetëvendosje me preteksin se aty nuk tolerohet mendimi ndryshe, sonte thotë se të jetë kërcënuar përmes Facebookut.

“Nje lutje publike. Kerkoj prej jush qe te mos me shkruani ne bisede private dhe te mos perdorni po ashtu fjale fyese, perndryshe do te detyrohem qe te gjitha mesazhet t’i bej publike dhe t’i nis edhe ne polici”, ka shkruar Maloku.

Ndryshe, Maloku, dje ka thënë se ai ka dhënë dorëheqje nga VV pasi aty nuk ka mendim ndryshe dhe nuk lejohet mendimi ndryshe.

Të ngjashme