Kërcënon edhe Rakiqi, do ta bëjmë vetë Asociacionin

Prishtinë | 27 Dhj 2016 | 15:16 | Nga

Nëse Prishtina dhe Brukseli së shpejti nuk zbatojnë atë që është paraparë dhe rënë dakord me marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe atëherë përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, vetë do ta formojnë AKS-në.

Kështu ka deklaruar sot kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Ai në një deklaratë për “Tanjug” tha se kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë në lidhje me këtë çështje e kanë informuar edhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e djeshëm në Beograd, transmeton Klan Kosova.

Raportohet se nga Vuçiq në këtë takim është kërkuar mbështetje për realizimin e këtyre qëllimeve, veçanërisht pasi formimi e Asociacionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme