Kërkohet afatizim i dialogut me Serbinë

Prishtinë | 14 Sht 2016 | 08:27 | Nga

Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se dialogu me Serbinë nuk mund të zgjasë në pafundësi, prandaj kërkojnë që ky proces të afatizohet. Këtë kërkesë ia kanë drejtuar edhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës vlerësojnë se dialogu Prishtinë – Beograd duhet të afatizohet, pasi, sipas tyre, ky proces nuk mund të zgjasë deri në pafundësi. Madje përfaqësuesit e kabinetit qeveritar këtë kërkesë e kanë prezantuar edhe para zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, shkruan “Zëri”.

Ndërsa opozita nuk është unike për çështjen e dialogut. Lëvizja “Vetëvendosje” konsideron se ky dialog duhet të ndërpritet dhe se me Serbinë, sipas tyre, mund të dialogohet vetëm pas njohjes nga shteti fqinj dhe vetëm për çështje të përbashkët, e jo për çështje të brendshme të Kosovës.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se dialogu duhet të ndryshojë format dhe se duhet të ketë agjendë të qartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme