Kërkohet heqja e festës së Gazimestanit nga lista e festave zyrtare, s’ka kuorum për votim

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 12:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë seancës së sotme plenare, deputetët e Kuvendit të Kosovës shqyrtuan Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, për të cilin nuk pati kuorum për votim.

Kryetari i komisionit për Administratë, Nait Hasani, tha se festa e Gazimestanit duhet të hiqet nga lista e festave zyrtare, raporton Ekonomia Online.

“Festa e Vidovdanit propozojmë që të largohet, sepse kjo ngjallë urrejtje nacionaliste. Ndërsa festa e egjiptasve kërkojmë që të votohet. Ne nuk jemi kundër festave zyrtare të askujt, ne jemi që 6 shkurti të jetë dita e serbëve, mirëpo jo 26 qershori që është luftë ballkanike”, tha ai.

Deputeti nga 6+, Veton Berisha, kërkoi që të përkrahet propozimi i tij për ditën e komunitetit, raporton EO.

“Ne nuk dëshirojmë që ta shënojmë këtë ditë në mënyrë ilegale. Ajo pse kërkoj mbështetje është sepse për të tretën herë nuk kalon. Unë kisha kërkuar që të përkrahet”, tha ai.

Në mungesë të deputetëve, nuk u votua as Projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.

Në emër të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, deputeti Kujtim Gashi tha se ligji ka rëndësi të veçantë dhe duhet të votohet.

“Duke pasë parasysh rëndësinë e ligjit dhe duke pasë parasysh ndotjen e madhe që ka ndodhë vitin e kaluar, ju ftoj që ta votoni këtë ligj.

Muharrem Nitaj, në emër të Komisionit për Bujqësi, tha se projektligji i përmbush kushtet dhe presin të marrin mbështetje.

“Ne në komision e kemi kaluar këtë projektligj dhe i ftoj kolegët deputetë që ta votojmë. Në emër të AAK-së e përkrahim dhe i ftojmë ta votoni. Ne do të krijojmë një grup punues dhe do ta harmonizojmë tekstin”.

Salih Salihu, në emër të PSD-së, tha se do ta përkrahin në parim projektligjin.

“Projektligji i përmban të gjitha dokumentet dhe ju ftojmë ta votoni”.

Edhe Andin Hoti, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, tha se e përkrahin projektligjin në fjalë.

“Ne e kemi shqyrtu dhe e kemi ngritë zërin edhe herave tjera. Është temë qe ne e ngritim zërin vazhdimisht. I ftoj deputetët qe të mos vonohemi me këtë ligj”.

Ndërkaq me 54 vota pro dhe 8 abstenime, deputetët e Kuvendit miratuan Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë, raporton EO.

Të ngjashme